

LUSHNJË – Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së hënës fshatin Zhymë të Lushnjës, ku një 45-vjeçar dyshohet se ka vrarë nënën e tij dhe ka plagosur rëndë babanë.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 21:20, në banesën e familjes Dalladaku, Florion Dalladaku, 45 vjeç, dyshohet se ka sulmuar me një send metalik prerës, sqepar, prindërit e tij.
Si pasojë e plagëve të marra, Fanije Dalladaku, 80 vjeçe, ka humbur jetën.
Ndërkohë, Hasan Dalladaku, 77 vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Florion Dalladaku u largua pas ngjarjes
Pas sulmit, Florion Dalladaku dyshohet se është larguar nga banesa dhe aktualisht është shpallur në kërkim nga Policia.
Sipas autoriteteve, 45-vjeçari dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë.
Shërbimet e Policisë kanë nisur kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e dinamikës së krimit.
Ngjarja po hetohet nga autoritetet, ndërsa pritet të dalin detaje të tjera në vijim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






