Transmetuar më 24-08-2026, 17:09

Italia pritet të ashpërsojë rregullat e qarkullimit për këmbësorët që përdorin celularin gjatë kalimit të rrugës. Sipas draftit të Kodit të ri Rrugor, përdorimi i telefonit apo i pajisjeve të tjera elektronike që shpërqendrojnë vëmendjen gjatë kalimit do të konsiderohet shkelje dhe do të dënohet me gjobë nga 75 euro.

Masat e reja pritet të përfshijnë edhe përdorimin e tabletëve, laptopëve dhe kamerave gjatë kalimit të rrugës. Ndërkohë, përdorimi i pajisjeve për biseda telefonike pa duar do të lejohet, ndërsa përdorimi i telefonit në raste emergjence do të përbëjë përjashtim.

Kufizimet nuk do të zbatohen për këmbësorët që përdorin celularin ndërsa ecin në trotuar. Rregullat e propozuara synojnë të rrisin vëmendjen e këmbësorëve dhe të reduktojnë rrezikun e aksidenteve të shkaktuara nga shpërqendrimi.

Drafti parashikon gjithashtu detyrime të tjera për këmbësorët. Para se të kalojnë rrugën, ata duhet të sigurohen se drejtuesi i automjetit i ka parë dhe ka ndërmend të ndalojë. Gjatë kalimit, këmbësorët nuk duhet të vonohen pa arsye.

Kodi i ri Rrugor pritet të miratohet deri në mesin e tetorit. Ndryshimet synojnë forcimin e sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve të lidhura me përdorimin e pajisjeve elektronike dhe shpërqendrimin gjatë lëvizjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit