Transmetuar më 24-08-2026, 16:19

Një grabitje me dhunë është raportuar pasditen e sotme në lagjen nr. 17 në Durrës, ku një person dyshohet se ka marrë një shumë parash nga kasa e një marketi dhe më pas është larguar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i hetimeve paraprake, Policia ka bërë të mundur identifikimin e shtetasit F. S., rreth 26 vjeç, i cili dyshohet se është autori i ngjarjes.

Forcat e Policisë vijojnë kontrollet në zonë me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit