

Një 19-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën mesditën e kësaj të hëne në plazhin e Shëngjinit.
Sipas Policisë së Lezhës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, kur i riu, me inicialet Sh. S., ka hyrë në det për t’u larë dhe dyshohet se është mbytur.
Pas njoftimit për ngjarjen, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të dokumentuar plotësisht rrethanat e rastit.
Policia vijon hetimet për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes dhe shkaqet e sakta të humbjes së jetës së 19-vjeçarit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






