Transmetuar më 24-08-2026, 14:56

Një vatër e re zjarri është aktivizuar në masivin pyjor të Pukës, në zonën e njohur si Bojdan. Flakët janë shfaqur pranë varrezave të zonës, duke vënë në alarm shërbimet e emergjencës.

Sipas të dhënave paraprake, autoritetet dyshojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht. Dyshimet lidhen edhe me faktin se pak ditë më parë, Policia kishte zhvilluar një aksion në këtë zonë, ku zbuloi dhe asgjësoi një parcelë të mbjellë me kanabis sativa.

Pas konstatimit të flakëve, drejt vendngjarjes është nisur një mjet zjarrfikës, me qëllim izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në sipërfaqet pyjore përreth.

Ndërkohë, pritet që autoritetet të kryejnë verifikimet e nevojshme për të përcaktuar shkakun e zjarrit dhe nëse kemi të bëjmë me një akt të qëllimshëm.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit