Transmetuar më 24-08-2026, 14:40

Holanda nuk do të marrë pjesë në edicionin e vitit 2027 të Eurovision Song Contest. Vendimi është marrë nga transmetuesi publik holandez Avrotros, i cili e lidh tërheqjen me ndikimin në rritje të konflikteve ndërkombëtare, veçanërisht luftës në Gaza, mbi organizimin e konkursit.

Drejtori i Përgjithshëm i Avrotros, Taco Zimmerman, tha se Eurovisioni po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një arenë për përplasje politike, duke cenuar, sipas tij, karakterin neutral të festivalit.

Holanda ishte ndër vendet që bojkotuan Eurovisionin e vitit 2026, në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Izraelit në konkurs.

Tërheqja nga edicioni i vitit 2027 vjen pasi organizatorët njoftuan ndryshime në rregullat e Eurovisionit, përfshirë masa që lidhen me vendet e përfshira në konflikte të armatosura.

Eurovision 2027 pritet të zhvillohet në Burgas të Bullgarisë, pas fitores së këngëtares Dara në edicionin e zhvilluar në Vjenë.

Vendimi i Holandës pritet të rikthejë debatin mbi raportin mes muzikës, politikës dhe konflikteve ndërkombëtare në një prej eventeve më të ndjekura televizive në Evropë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit