

LEZHË — Një ngjarje e rëndë është shënuar në bregdetin e Shëngjinit, ku një shtetas është gjetur pa shenja jete në ujërat e detit, në zonën e Kunes.
Sipas informacioneve paraprake nga autoritetet, rrethanat e sakta të kësaj tragjedie mbeten ende të paqarta. Grupi hetimor po verifikon dy pistat kryesore për shkakun e humbjes së jetës: nëse i riu është mbytur aksidentalisht apo nëse ka pësuar ndonjë arrest kardiak të papritur gjatë kohës që ndodhej në det.
Trupi i pajetë i viktimës është transportuar menjëherë drejt morgut të spitalit të Lezhës. Atje pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






