

POGRADEC — Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale momente nga nisja e ditës së dytë të takimit joformal të qeverisë (retreat) në qytetin e Pogradecit, ku kabineti ekzekutiv po analizon punën e deritanishme dhe prioritetet strategjike.
Në fokus të videos së publikuar është një moment interesant mes kryeministrit, asistentes virtuale të bazuar në inteligjencën artificiale, Diellës, dhe ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, përpara hapjes së seancave të punës.
Gjatë shkëmbimit, teksa Rama nis prezantimin duke thënë "Mirela Kumbaro është ministrja e…", ndërhyn menjëherë Diella, e cila plotëson fjalinë: "Mirela Kumbaro Furxhi është ministrja e Arsimit". Më pas, asistentja virtuale vlerëson kontributin e gjatë të ministres në shërbimin publik si një vlerë e shtuar për punën kolegjiale të qeverisë.
Pas këtij momenti, dita e ditës së dytë ka vijuar me raportimet, diskutimet e hapura dhe vendosjen e objektivave të reja nga ministrat e kabinetit për periudhën në vijim.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






