

TIRANË — Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar në një dalje për mediat se çdo lëvizje apo ndryshim i mundshëm në qeveri gjatë vjeshtës nuk do të mund t’i mashtrojë më qytetarët shqiptarë.
Duke komentuar zhvillimet politike, Berisha theksoi se e vetmja zgjidhje për krizën aktuale është largimi dhe dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama, të cilin e konsideron përgjegjës kryesor.
“Qytetarët kanë gati 90 ditë që protestojnë, ndërsa PD kërkon prej vitesh largimin e tij. Asnjë ndryshim në qeverinë e ashtuquajtur ‘Balluku BIS’ nuk mund të fshehë dështimet e këtij pushteti. Zgjidhja e vetme e kësaj krize të frikshme është dorëheqja e Ramës,” u shpreh kreu i opozitës.
Këto deklarata vijnë në prag të rikthimit të aktiviteteve politike dhe parlamentare pas periudhës së verës, ndërsa opozita vijon kërkesat e saj për ndryshim të drejtimit të qeverisë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






