Transmetuar më 24-08-2026, 11:53

KURBIN — Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Reagimi”, duke vënë në pranga një 34-vjeçar në fshatin Adriatik të Kurbinit, pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri tre pjesëtarë të një familjeje, konkretisht një baba dhe dy djemtë e tij.

Në pranga ka rënë shtetasi N. N., 34 vjeç, banues në të njëjtin fshat. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e datës 22 gusht 2026, rreth orës 20:00, në fshatin Adriatik. Për motive të dobëta, 34-vjeçari ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasit N. N. (babai, 72 vjeç), si dhe dy djemtë e tij, M. N. (43 vjeç) dhe A. N. (50 vjeç). Gjatë konfliktit, i dyshuari ka goditur me grushte edhe 50-vjeçarin.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin organizuan operacionin, i cili çoi në lokalizimin dhe arrestimin në flagrancë të autorit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të arrestuarit, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

Një armë zjarri pistoletë, e cila dyshohet se u përdor në ngjarje;

Dy krehra armësh;

Sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Kurbin / Finalizohet operacioni i koduar “Reagimi”.

Kanosi me armë zjarri pistoletë 3 shtetas (babai dhe dy djemtë), për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë 34-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur për kanosjen, 2 krehra dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas marrjes së informacionit se në fshatin Adriatik, 3 shtetas ishin kanosur me armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u finalizua operacioni i koduar “Reagimi”, gjatë të cilit u arrestua shtetasi:

N. N., 34 vjeç, banues në fshatin Adriatik, Kurbin, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Ky shtetas dyshohet se, më datë 22.08.2026, rreth orës 20:00, në fshatin Adriatik, ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasit N. N., 72 vjeç, M. N., 43 vjeç dhe A. N., 50 vjeç (babai dhe dy djemtë e tij), si dhe ka goditur me grushte shtetasin 50-vjeçar.

Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se ka kryer kanosjen, 2 krehra dhe municion luftarak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit