

FUSHË-KRUJË — Një operacion i papritur i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve është zhvilluar në ambientet e Burgut të Fushë-Krujës, ku gjatë kontrollit është kapur dhe sekuestruar një aparat celular.
Sipas burimeve, pajisja dixhitale dyshohet se i përket të dënuarit Ramazan Rraja. Celulari i është dorëzuar menjëherë Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për ekspertizë të mëtejshme në laboratorin e ekspertizës dixhitale, me qëllim zbardhjen e të dhënave, kontakteve dhe komunikimeve të ruajtura në të.
Ndërkohë, operacioni i kontrollit vijon në ambientet e këtij institucioni të vuajtjes së dënimit, pasi autoritetet dyshojnë se mund të ketë edhe pajisje të tjera celulare të fshehura nga të dënuarit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






