

ELBASAN — Një 59-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Elbasanit gjatë fundjavës, nën akuzën e tentativës për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur.
Sipas të dhënave paraprake nga organet e rendit, i dyshuari përdorte taktika joshjeje dhe mashtrimi për të siguruar numrat e telefonit të të miturve.
Më pas, ai komunikonte me ta duke i ftuar për takime, të cilat fillimisht zhvilloheshin në ambiente publike si kafene dhe më tej përparonin deri në ftesa për të shkuar në banesën e tij.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme ligjore.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet intensive për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe verifikimin e mundësisë së përfshirjes së personave të tjerë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






