Transmetuar më 24-08-2026, 09:09

DUKAGJIN — Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Dukagjinit, ku dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë pasi automjeti me të cilin udhëtonin është bërë shënjestër e një breshërie plumbash.

Viktimat janë identifikuar si Prelë Gjoni, 82 vjeç, dhe djali i tij, Lekë Gjoni, 57 vjeç. Në të njëjtin mjet ndodhej edhe Lazër Bashi, i cili mbeti i plagosur dhe, pas trajtimit fillestar në spitalin e Shkodrës, u transportua drejt Tiranës për ndihmë të specializuar, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave paraprake, atentati u krye rreth orës 16:00 në rrugën e fshatit Xhan, ndërsa viktimat po ktheheshin drejt Shkodrës. Dy persona të armatosur dyshohet se kanë qëlluar në drejtim të mjetit me kallashnikov dhe armë të llojit MP5, duke lënë pas mbi 50 gëzhoja në skenën e krimit.

Terreni i thepisur malor, mungesa e kamerave të sigurisë dhe sinjali i dobët i telefonisë vështirësuan ndërhyrjen e shpejtë të forcave të rendit dhe RENEA-s, të cilët mbërritën në vendngjarje disa orë pas njoftimit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po verifikon disa pista, duke përfshirë jetën personale dhe aktivitetin profesional të viktimave, ndërsa vijojnë kërkimet intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit