Transmetuar më 24-08-2026, 09:03

MALISHEVË — Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Kërvasari të Malishevës mbrëmjen e së dielës, ku një grua shtatzënë në javën e 34-t ka humbur jetën dhe bashkëshorti i saj ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e të shtëneve me armë zjarri.

Personi që po trajtohet si i dyshuar në këtë rast është Egzon Bytyqi, 26 vjeçar, ndërsa viktima është bashkëshortja e tij, Jetlira Bytyqi, 24 vjeçare.

Policia e Kosovës njoftoi se rreth orës 23:20, efektivët mbërritën në vendngjarje pas një njoftimi për një incident me armë dhe gjetën çiftin e bashkëshortëve të plagosur në dhomën e tyre të gjumit.

Të dy u transportuan me urgjencë drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Përkundër ndërhyrjes intensive të ekipeve mjekësore, gruaja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë rreth orës 01:10, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje kritike për jetën, i intubuar në kujdesin intensiv.

Në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka sekuestruar një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në incident.

Autoritetet kompetente po vijojnë hetimet intensive nën drejtimin e Prokurorisë për të zbardhur plotësisht rrethanat, dinamikën dhe motivet e kësaj tragjedie familjare.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit