

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i lënduar lehtë.
Sipas të dhënave paraprake nga policia, tre automjetet janë përplasur në mënyrë zinxhir. Përplasja ka shkaktuar dëme materiale, ndërsa një person ka pësuar dëmtime të lehta.
I lënduari është transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas informacionit të disponueshëm, pas trajtimit ai është larguar nga spitali.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe shërbimet e qarkullimit rrugor, të cilat kanë ndërhyrë për menaxhimin e trafikut dhe vijimin normal të lëvizjes.


Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






