Transmetuar më 24-08-2026, 07:48

Një aksident mes dy mjeteve lundruese Jet Ski është regjistruar mbrëmjen e së dielës në liqenin e Kukësit. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Prizrenit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, kur Jet Ski i drejtuar nga 29-vjeçari me inicialet E. T., ku ndodhej edhe pasagjeri E. P., 46 vjeç, është përplasur me një tjetër mjet lundrues, të drejtuar nga shtetasi me inicialet B. H.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, mjeti i drejtuar nga B. H. ishte duke kryer manovra për t’u ankoruar në breg në momentin e përplasjes.

Dy të plagosur, jashtë rrezikut për jetën

Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar E. T. dhe E. P. Të dy janë transportuar në spitalin e Prizrenit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas mjekëve, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 29-vjeçarit E. T., për veprën penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia”.

Të dyja mjetet lundruese janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të dokumentuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.

Njoftimi:

"Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Kukës proceduan penalisht shtetasin E. T., 29 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia”.

Në liqenin e Kukësit, rreth orës 18:15, ky shtetas, duke drejtuar mjetin lundrues Jet Ski, ku ndodhej së bashku me shtetasin E. P., 46 vjeç, aksidentalisht është përplasur me mjetin lundrues Jet Ski që drejtohej nga shtetasi B. H., i cili po dilte në breg të liqenit për të ankoruar mjetin lundrues.

Si pasojë, kanë marrë dëmtime të lehta shtetasit E. T. dhe E. P., të cilët ndodhen në spitalin e Prizrenit, jashtë rrezikut për jetën.

Mjetet lundruese u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.", njofton Policia

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit