Transmetuar më 24-08-2026, 00:36

Rabiot hyri nga stoli dhe ndryshoi gjithçka: fillimisht asistoi për Cissè, më pas shënoi vetë. Torino reagoi vetëm në shtesë, por ishte tepër vonë

Milani e ka nisur me këmbën e mbarë sezonin e ri në Serie A, duke triumfuar 2-1 në transfertë ndaj Torinos në stadiumin “Grande Torino”.

Kuqezinjtë e Ruben Amorim zgjidhën një ndeshje të vështirë në pjesën e dytë, me dy gola të realizuar brenda pak minutash. Protagonist absolut ishte Adrien Rabiot, i cili hyri nga stoli, asistoi në golin e parë dhe më pas shënoi vetë të dytin.

Pas një pjese të parë pa gola, Milani e rriti ndjeshëm ritmin pas pushimit. Ndryshimet e bëra nga trajneri rezultuan vendimtare, veçanërisht aktivizimi i Rabiot dhe Luka Modric.

Në minutën e 64-t, Rabiot shërbeu Alphadjo Cissè, i cili me një finalizim të saktë dërgoi topin në rrjetë për 0-1. Për Cissè ishte një debutim për t’u mbajtur mend në Serie A.

Vetëm pak minuta më vonë, në të 67-ën, Milani goditi sërish. Samuel Chukwueze harkoi nga krahu dhe Rabiot fitoi duelin në zonë, duke shënuar me kokë golin e 0-2.

Torino tentoi të reagonte, por goli i vendasve erdhi vetëm në minutat shtesë. Che Adams realizoi një goditje të bukur në minutën 90+3, duke e ngushtuar rezultatin në 1-2, por pa pasur më kohë për të kërkuar barazimin.

Kështu, Milani merr tre pikët e para të sezonit dhe i jep trajnerit Ruben Amorim një debutim fitues në kampionatin italian.

Formacionet

Torino: Mascardi, Comuzzo, Ismajli, Coco, Pedersen, Gineitis, Fitz-Jim, Kaciamani, Vlasic, Casadei, Simeone.

Milan: Maignan, Gila, Pavlovic, De Winter, Estupiñán, Jashari, Chukwueze, Musah, Loftus-Cheek, Cissè, Ramos.

Edhe Atalanta e nis me fitore

Tre pikë në ndeshjen e parë të sezonit mori edhe Atalanta, e cila mposhti Sassuolon 2-1 në Bergamo.

Giacomo Raspadori zhbllokoi rezultatin shumë shpejt, duke realizuar në minutën e 6-të për 1-0.

Sassuolo reagoi në pjesën e dytë dhe barazoi në minutën e 55-të me Cas Odenthal.

Baraspesha zgjati vetëm dhjetë minuta. Në minutën e 65-të Nikola Krstovic përfitoi nga pasiguria e mbrojtjes kundërshtare dhe realizoi golin e fitores 2-1, duke i dhënë Maurizio Sarrit tri pikët e para në pankinën e Atalantës.

Rezultatet e javës së parë të Serie A

E shtunë, 22 gusht

Inter – Monza 4-1

Udinese – Como 1-1

Genoa – Napoli 0-2

Parma – Cagliari 0-1

E diel, 23 gusht

Frosinone – Juventus 0-1

Venezia – Lecce 0-2

Atalanta – Sassuolo 2-1

Torino – Milan 1-2

E hënë, 24 gusht

Bologna – Lazio ora 18:30

Roma – Fiorentina ora 20:45

Java e dytë

E premte, 28 gusht

Milan – Venezia, ora 20:45

E shtunë, 29 gusht

Fiorentina – Frosinone, ora 18:30

Sassuolo – Torino, ora 18:30

Monza – Udinese, ora 18:30

Juventus – Parma, ora 20:45

E diel, 30 gusht

Napoli – Como, ora 18:30

Cagliari – Inter, ora 20:45

Lazio – Genoa, ora 20:45

E hënë, 31 gusht

Lecce – Roma, ora 18:30

Atalanta – Bologna, ora 20:45

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit