

Përplasen dy Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy persona përfundojnë në spitalin e Prizrenit
Incidenti ndodhi pasditen e së dielës teksa njëri prej mjeteve po afrohej në breg. Policia ka proceduar penalisht një 29-vjeçar dhe ka sekuestruar të dy Jet Ski-t
Një incident mes dy mjeteve lundruese Jet Ski është regjistruar pasditen e së dielës në liqenin e Kukësit, duke shkaktuar plagosjen e lehtë të dy personave.
Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 18:15. Shtetasi E. T., 29 vjeç, banues në Kukës, po drejtonte një Jet Ski, ku ndodhej edhe shtetasi E. P., 46 vjeç.
Gjatë lundrimit, mjeti i tyre është përplasur aksidentalisht me një tjetër Jet Ski të drejtuar nga shtetasi B. H., i cili në atë moment po dilte drejt bregut për të ankoruar mjetin.
Si pasojë e përplasjes, 29-vjeçari E. T. dhe pasagjeri 46-vjeçar E. P. kanë marrë dëmtime të lehta. Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Prizrenit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka proceduar penalisht 29-vjeçarin për veprën penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia”.
Të dy Jet Ski-t janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






