

VLORË- Një vatër zjarri ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të diele një sipërfaqe me pemë dhe bimësi të lartë në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Flakët janë përhapur shumë pranë një hoteli dhe restoranti, duke rrezikuar objektet që ndodheshin në afërsi.
Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse bëri të mundur izolimin e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll, duke shmangur përhapjen e zjarrit drejt strukturave.
Si pasojë e zjarrit është raportuar edhe ndërprerje e energjisë elektrike në zonë.
Forcat zjarrfikëse vijojnë monitorimin e territorit për të shmangur riaktivizimin e vatrës. Shkaqet e zjarrit nuk janë bërë ende të ditura.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






