Transmetuar më 23-08-2026, 22:07

VLORË- Një vatër zjarri është raportuar mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e Ujit të Ftohtë, pranë një kodre.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe në zonën kodrinore, ndërsa për shkak të përhapjes së zjarrit rrezikohet edhe një subjekt hotel-restorant pranë zonës.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, si dhe për mbajtjen nën kontroll të situatës.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Autoritetet po monitorojnë situatën për të shmangur përhapjen e flakëve drejt ambienteve të subjektit dhe zonave përreth.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit