Transmetuar më 23-08-2026, 21:52

TIRANË- Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës ka vijuar mbrëmjen e sotme me marshimin e qytetarëve në rrugët e kryeqytetit.

Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur në disa prej rrugëve të Tiranës, duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe për dorëheqjen e kryeministrit.

Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje si “Ju erdhi fundi”, “Rama jep dorëheqjen”, “Arrestoni Ramën” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.

Marshimi zhvillohet në kuadër të ditës së 85-të të protestës, e cila prej javësh vijon me kërkesa politike kundër qeverisë Rama.

Protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e aksionit të tyre, ndërsa situata në kryeqytet vijon të monitorohet nga forcat e Policisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit