

PRISHTINË – Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar sërish vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke i dërguar një kërkesë kryesuesit të seancës sipas moshës, Avni Dehari.
PDK ka bërë të ditur se grupi i saj parlamentar do të jetë të hënën, në orën 11:00, në sallën e Kuvendit, në pritje të vazhdimit të seancës dhe konstituimit të Kuvendit.
Në letrën drejtuar Deharit, PDK kërkon që seanca të thirret në përputhje me Kushtetutën, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit.
Kërkesa vjen pas seancës së fundit, ku kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kërkoi kohë për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit.
PDK e ka kundërshtuar këtë qasje, duke e konsideruar si cenim të rendit kushtetues nga partia që drejton Kosovën. Partia kërkon që procesi i konstituimit të Kuvendit të vijojë pa vonesa.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






