Transmetuar më 23-08-2026, 20:45

KUÇOVË – Një 32-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të një 24-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në lagjen “1 Maji”. I riu, me inicialet S. R., ka njoftuar Policinë se ndaj automjetit të tij të parkuar ishte qëlluar me armë zjarri.

Pas veprimeve të para hetimore, Policia ka identifikuar si autor të dyshuar A. Ç., alias A. Gj., 32 vjeç, banues në Kuçovë, i cili është shpallur në kërkim.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes, zbardhjen e rrethanave dhe lokalizimin dhe kapjen e 32-vjeçarit.

Materialet procedurale pritet t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Kuçovë/ Qëlloi me armë drejt automjetit të parkuar të një 24-vjeçari, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar, vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij. Rreth orës 15:40, në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, shtetasi S. R., 24 vjeç, njoftoi Policinë se në drejtim të automjetit të tij të parkuar ishte qëlluar me armë zjarri.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar, shtetasi A. Ç., alias A. Gj., 32 vjeç, banues në Kuçovë. Grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit