Transmetuar më 23-08-2026, 20:04

TIRANË – Ka nisur mbrëmjen e sotme marshimi i qytetarëve në kuadër të ditës së 85-të të protestave kundër qeverisë së Edi Ramës.

Protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas janë nisur në drejtim të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku pritet të zhvillohet protesta para Kryeministrisë.

Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të kabinetit qeveritar, ndërsa shprehen për ndryshime politike dhe qeverisëse.

Protesta vijon prej 85 ditësh. Ajo nisi fillimisht lidhur me kundërshtimet për zhvillimet rreth projektit në Zvërnec, por më pas u zgjerua duke marrë karakter më të gjerë opozitar ndaj qeverisë dhe klasës politike.

Marshimi po vijon drejt Kryeministrisë, ndërsa pritet që në vijim të ketë fjalime dhe reagime nga organizatorët dhe protestuesit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit