

DURRËS – Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të aksidentit tragjik në Rrashbull të Durrësit, në aksin Shkozet–Shijak, ku humbi jetën 41-vjeçari Vasil Hasani.
Rezar Rexhepi, 38 vjeç, banues në Sukth, Durrës, është personi që akuzohet se shkaktoi plagosjen me pasojë vdekjen të 41 vjeçarit Vasil Hasani, raporton noa.al.
Ngjarja ndodhi në orët e para të së premtes, rreth orës 02:00, teksa 41-vjeçari po kthehej nga puna me biçikletë.
Ai u përplas nga një automjet, ndërsa drejtuesi i mjetit dyshohet se u largua nga vendi i aksidentit, duke e lënë të plagosurin në rrugë pa ndihmë.
Për rreth katër orë, 41-vjeçari qëndroi në rrugë, deri në momentin kur rreth orës 06:00 u gjet nga një kalimtar, i cili njoftoi autoritetet. Për shkak të plagëve të marra, Hasani kishte humbur jetën.
Vasili ishte baba i tre fëmijëve të mitur dhe pas tij mbetën bashkëshortja, dy djemtë 14 dhe 10 vjeç, si dhe vajza 13-vjeçare.
Pas tragjedisë, familja Hasani po përballet me vështirësi të mëdha, ndërsa është hapur edhe një fushatë për mbështetjen e familjarëve të 41-vjeçarit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






