Transmetuar më 23-08-2026, 18:42

Shkodër – Policia e Shkodrës thotë se ende janë në proces veprimet e saj për ngjarjen e rëndë që ndodhi pak më parë në Dukagjin.

Ajo tha në një përditësim të ri se "me mbërritjen e shërbimeve të Policisë dhe të grupit hetimor në vendngjarje, si dhe pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, do t’ju informojmë përsëri".

Policia gjithashtu saktësoi emrin e të plagosurit që është Lazër Bashi.

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, për ngjarjen në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin, ku dyshohet se janë vrarë me armë zjarri shtetasit Lekë Gjoni dhe Prel Gjoni, babë e bir, dhe është plagosur një shtetas tjetër, sqarojmë se:

Në këto momente ka mbërritur në Spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi i plagosur Lazër Bashi dhe jo A. P., siç ju informuam në informacionin paraprak".

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit