

POGRADEC – Pas rreth shtatë orësh diskutime, ka përfunduar mbledhja e zhvilluar në Pogradec mes kryeministrit Edi Rama, drejtuesve politikë të qarqeve dhe kabinetit qeveritar.
Takimi, i zhvilluar me dyer të mbyllura, nisi rreth orës 11:30 dhe u fokusua në koordinimin e punës së strukturave politike dhe qeverisëse në rang rajonal.
Gjatë mbledhjes është diskutuar edhe dokumenti “Besa”, ndërsa Rama ka kërkuar sugjerime dhe propozime për përmirësimin e bashkëpunimit mes ministrave, drejtuesve politikë, deputetëve dhe drejtorëve rajonalë.
Mbledhja e radhës është parashikuar të zhvillohet ditën e hënë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






