Transmetuar më 23-08-2026, 18:16

SHKODËR – Një ngjarje e rëndë kriminale është shënuar në Dukagjin, ku të shtënat me armë zjarri kanë shkaktuar dy viktima dhe një person të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, viktimat janë identifikuar si Lek Gjoni dhe Prel Gjoni, ndërsa Lazër Bashi ka mbetur i plagosur dhe është transportuar për ndihmë mjekësore.

Policia ka nisur veprimet në terren për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit apo autorëve. Ende nuk dihen shkaqet dhe dinamika e plotë e konfliktit.

Hetimet vijojnë, ndërsa priten të dhëna zyrtare nga autoritetet për motivin e ngjarjes dhe gjendjen shëndetësore të personit të plagosur.

Foto arkiv

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit