Transmetuar më 23-08-2026, 17:42

KOSOVË – Ish-kongresisti amerikan Joe DioGuardi dhe aktivistja Shirley Cloyes DioGuardi do të marrin zyrtarisht shtetësinë e Republikës së Kosovës gjatë një ceremonie të posaçme që do të zhvillohet nesër në orën 11:00.

Dekretet e shtetësisë do t’u dorëzohen nga ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, në një ceremoni që vlerëson kontributin e dy figurave në mbështetje të Kosovës dhe çështjes shqiptare.

Joe DioGuardi, ish-kongresist amerikan dhe ish-kryetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, është angazhuar për vite me radhë në promovimin e të drejtave të shqiptarëve dhe në mbështetje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës në Shtetet e Bashkuara.

Edhe Shirley Cloyes DioGuardi ka qenë prej vitesh aktive në çështjet që lidhen me Kosovën dhe të drejtat e shqiptarëve, duke luajtur një rol të rëndësishëm në sensibilizimin e opinionit amerikan për zhvillimet në Kosovë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit