

VLORË – Elvis Kosova, i njohur si “Visi i garave”, është arrestuar në flagrancë në Palasë pas një konflikti në banesë, ku sipas Policisë dyshohet se ka dhunuar dhe kanosur bashkëshorten e tij.
Shërbimet e Patrullës së Zonës kanë ndërhyrë pas njoftimit për një situatë të përshkallëzuar, ndërsa në operacion janë angazhuar edhe forca shtesë të Stacionit të Policisë Dhërmi. Gjatë kontrollit në banesë, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, pistoletë.
Kontrollet janë shtrirë edhe në banesën e Kosovës në Tiranë, ku, me mbështetjen e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, janë sekuestruar dy pako me municion luftarak dhe dy krehra me fishekë, në cilësinë e provave materiale.
Sipas Policisë, ndërhyrja e menjëhershme ka bërë të mundur neutralizimin e situatës dhe parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit. Kosova është shoqëruar nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Fier, në ambientet e Policisë, ndërsa vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Patrullës së Zonës, të cilat kanë konstatuar një situatë të përshkallëzuar. Për përballimin dhe neutralizimin e situatës janë angazhuar edhe forca shtesë të Stacionit të Policisë Dhërmi. Shërbimet e Policisë, gjatë ndërhyrjes në banesë, kanë gjetur një armë zjarri, pistoletë. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës në Tiranë, me mbështetjen e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, dy pako me municion luftarak dhe dy krehra me fishekë.
Nga verifikimet paraprake rezulton se Vis Kosova dyshohet se ka dhunuar dhe kanosur bashkëshorten e tij. Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe në kohë të shërbimeve të Stacionit të Policisë Dhërmi, situata është neutralizuar dhe është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, duke shmangur një ngjarje potencialisht të rëndë kriminale. Kosova është arrestuar në flagrancë dhe është shoqëruar nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Fier, në ambientet e Policisë, ndërsa po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale për dokumentimin e plotë të rastit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






