

KRUJË – Një incident me armë zjarri është raportuar në zonën e përfshirë nga zjarri në Krujë, teksa ekipet zjarrfikëse po vijojnë operacionin për shuarjen e flakëve.
Sipas informacioneve paraprake, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar dy herë me armë zjarri në zonën ku po punonin zjarrfikësit. Dyshohet se të shtënat janë kryer në ajër dhe mund të kenë pasur si qëllim paralajmërimin e forcave zjarrfikëse për t’u larguar nga terreni.
Pas incidentit, personi është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa zjarrfikësit kanë njoftuar Policinë e Shtetit.
Uniformat blu kanë nisur verifikimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa po hetohet edhe motivi i të shtënave.
Pavarësisht incidentit, operacioni për shuarjen e zjarrit vijon në terren. Ekipet zjarrfikëse po punojnë për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së flakëve, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën në zonë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






