

POGRADEC – Një i moshuar nga Pogradeci ka pritur për rreth pesë orë jashtë rezidencës qeveritare, në pritje të përfundimit të mbledhjes së Partisë Socialiste me drejtuesit politikë, me një qëllim të qartë: të takojë dhe të falënderojë personalisht kryeministrin Edi Rama.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se qeveria i kishte zgjidhur problematikat e tij dhe se për këtë arsye dëshironte të takonte Ramën, ndërsa vlerësoi edhe kryetarin e Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, për ndërhyrjen në zgjidhjen e shqetësimeve të tij.
Gazetari: Edhe një herë, s’e kuptova, përse do ta takosh Ramën?
Zotëria: Për problemet që më ka shtruar mua, i kam ndjekur këtu, m’i ka zbatuar Iliri. Edhe ta përqafoj atë.
Gazetari: Kush Ilir, kryetari i bashkisë?
Zotëria: Eee.
Gazetari: T’i ka zgjidhur?
Zotëria: Po.
Gazetari: Edhe kërkon thjesht ta falënderosh?
Zotëria: Po, po.
Gazetari: Po mbaron vonë Rama.
Zotëria: Kur të mbarojë, do ta përqafoj njëherë kështu, me kaq.
Gazetari: Vetëm për ta përqafuar?
Zotëria: Po, kaq. Do rri.
I moshuari tha se do të vijonte të priste deri në përfundimin e takimit, pavarësisht kohës së gjatë të pritjes, me shpresën se do të kishte mundësi të takonte kryeministrin dhe t’i shprehte personalisht mirënjohjen për zgjidhjen e problemeve të tij.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






