

VLORË – Një zjarr ka përfshirë një lokal në zonën e Triportit në Vlorë, duke krijuar rrezik për përhapjen e flakëve drejt zonës pyjore të Pyllit të Sodës.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë menjëherë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur neutralizimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt zonës pyjore.
Aktualisht situata paraqitet nën kontroll, ndërsa shërbimet zjarrfikëse vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur çdo mundësi të riaktivizimit të flakëve.
Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten për t’u përcaktuar.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






