Transmetuar më 23-08-2026, 14:22

VLORË – Zjarri në zonën e Pishporos, pranë grykëderdhjes së Vjosës, është riaktivizuar gjatë orëve të fundit, duke përkeqësuar situatën në terren.

Era dhe terreni i vështirë po favorizojnë përhapjen e flakëve, ndërsa ndërhyrja e forcave nga toka është tejet e vështirë. Përballë kësaj situate, operacioni për shuarjen e zjarrit është zhvendosur në ajër.

Dy avionë janë angazhuar në operacionin e ndërhyrjes për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për të vënë nën kontroll vatrën e zjarrit në zonën e Pishporos.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa ndërhyrja nga ajri pritet të luajë rol kyç në izolimin e vatrës, për shkak të vështirësive që paraqet terreni për ekipet në tokë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit