Transmetuar më 23-08-2026, 12:15

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e së dielës në Athinë, ku një 45-vjeçare dhe partneri i saj shqiptar janë gjetur të pajetë në një pallat.

ATHINË – Një 45-vjeçare, e identifikuar si Lulieta Obzova, dhe partneri i saj shqiptar, Altin Allmuça, kanë humbur jetën në një ngjarje të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Athinë.

Sipas informacioneve paraprake të raportuara nga mediat, dyshohet se mes çiftit ka pasur një konflikt përpara ngjarjes. Autoritetet greke po hetojnë rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja.

Në vendngjarje janë gjetur edhe një armë zjarri, ndërsa policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të pallatit, të cilat pritet të ndihmojnë në dokumentimin e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake, dy personat kishin një marrëdhënie sentimentale dhe nuk rezultojnë të kenë qenë të martuar.

Sipas burimeve, Allmuça merrej me sportin e boksit.

Policia greke ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivin e ngjarjes, ndërsa pritet që të dhënat zyrtare të autoriteteve të japin më shumë informacion.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje në zonën ku jetonte 45-vjeçarja, ndërsa hetimet vijojnë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit