

Kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbërritur në vilën qeveritare në Pogradec, ku pritet të zhvillojë një takim pune me drejtuesit politikë të qarqeve.
POGRADEC – Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në vilën qeveritare në Pogradec, ku pritet të zhvillojë një takim me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe.
Sipas burimeve të pakonfirmuara, në fokus të diskutimeve pritet të jetë koordinimi i punës në terren, si dhe analiza e detyrave dhe angazhimeve politike në nivel rajonal.
Takimi zhvillohet në kuadër të organizimit të mëtejshëm të strukturave socialiste dhe koordinimit të punës në qarqe.
Ndërkohë, axhenda e drejtuesve të qeverisë do të vijojë edhe ditën e nesërme. Kryeministri Rama pritet të mbledhë kabinetin qeveritar, ku ministrat do të paraqesin një bilanc të punës së bërë dhe rezultateve të arritura në dikasteret përkatëse.
Pritet që në përfundim të takimeve të ketë më shumë detaje mbi çështjet e diskutuara dhe vendimet e marra.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






