

Shkon në katër numri i viktimave nga aksidenti i rëndë automobilistik në rrugën dytësore të Manzës. 16-vjeçari Klevis Dervishi ka ndërruar jetë në spital, disa ditë pas përplasjes së rëndë.
Bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur pak ditë më parë në Manzë është rënduar. Mësohet se ditën e sotme ka humbur jetën në spital 16-vjeçari Klevis Dervishi, i cili kishte mbetur i plagosur rëndë nga përplasja.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i riu nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve të marra dhe ka ndërruar jetë pas disa ditësh nën kujdesin e stafit mjekësor.
Me vdekjen e 16-vjeçarit, numri i viktimave të aksidentit ka shkuar në katër.
Më herët, nga përplasja humbën jetën 25-vjeçari Kleo Vrioni, bashkëshortja e tij Sara Brugnatelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri.
Aksidenti i rëndë ka tronditur opinionin publik, ndërsa grupi hetimor dhe autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në përplasjen fatale.
Hetimet pritet të hedhin dritë mbi dinamikën e aksidentit dhe përgjegjësitë e mundshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






