Transmetuar më 22-08-2026, 22:39

PUKË, 22 gusht 2026 – Një person i armatosur është konstatuar nga shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të një parcele ku ishin kultivuar bimë të dyshuara narkotike, në fshatin Kodërbojë.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, personi, pasi ka konstatuar praninë e efektivëve, është larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar.

Në përpjekje për ta ndaluar, një prej punonjësve të Policisë ka qëlluar me armë zjarri në ajër, si të shtënë paralajmëruese. Megjithatë, i dyshuari ka përfituar nga terreni i vështirë dhe ka mundur të largohet.

Vijojnë kontrollet për kapjen e tij

Menjëherë pas ngjarjes, janë angazhuar shërbime të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Komisariatit të Policisë Pukë dhe Forcave Kombëtare të Sigurisë, të cilat po vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e personit të armatosur.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Pukë/Informacion paraprak

Në fshatin Kodërbojë, gjatë kontrollit të një parcele ku ishin kultivuar bimë të dyshuara narkotike, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një person të armatosur.

Ky person, pasi ka konstatuar punonjësit e Policisë, është larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndaluar.

Një prej punonjësve të Policisë ka qëlluar me armë zjarri në ajër, për ta paralajmëruar, por personi i armatosur, duke përfituar nga terreni, ka mundur të largohet.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Ndërkohë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, të Komisariatit të Policisë Pukë dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë vijojnë kontrollet për kapjen e personit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit