Transmetuar më 22-08-2026, 22:19

PUKË, 22 gusht 2026 – Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e së shtunës në zonën e “Hamallës së Dedës”, pranë fshatit Qafë T’Mugu në Qelëz të Pukës.

Sipas informacioneve paraprake, një grup efektivësh policie ndodhej në një zonë të thellë malore, ku po kryente monitorimin e një parcele të dyshuar për kultivim kanabisi.

Efektivët dyshohet se u pikasën

Burime paraprake bëjnë me dije se efektivët dyshohet se janë pikasur nga persona që mund të kenë lidhje me parcelën. Pak më pas, në zonë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Për shkak të terrenit të vështirë malor, efektivët kanë kërkuar përforcime. Forca të tjera policore janë nisur drejt zonës për të kontrolluar territorin dhe për të identifikuar personat që dyshohet se kanë qëlluar.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia vijon kontrollet në zonën e Qelëzit, ndërsa hetimet pritet të përcaktojnë rrethanat e plota të ngjarjes dhe nëse të shtënat kanë qenë të drejtuara ndaj efektivëve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit