

VLORË, 22 gusht 2026 – Një zjarr i përmasave të konsiderueshme vijon të përparojë në Malin e Çikës, ndërsa flakët janë afruar tashmë në drejtim të zonave turistike të Dhërmiut dhe Palasës.
Zjarri ka nisur prej rreth dy ditësh dhe ka përshkuar një sipërfaqe të konsiderueshme të malit, fillimisht në drejtim të Dukatit. Sipas raportimeve të fundit, vatra është shtrirë edhe në anën tjetër të malit, duke avancuar drejt bregdetit.
Vijon ndërhyrja nga ajri dhe toka
Forcat e angazhuara në terren po punojnë për izolimin dhe vënien nën kontroll të flakëve. Në operacion janë përfshirë edhe dy avionë “Air Tractor”, të cilët po kryejnë ndërhyrje nga ajri në zonat e prekura.
Situata mbetet dinamike, ndërsa përparimi i flakëve drejt zonave turistike rrit shqetësimin për sigurinë e banorëve, pushuesve dhe strukturave në këtë pjesë të rivierës.
Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen për frenimin e zjarrit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






