Transmetuar më 22-08-2026, 21:35

TIRANË, 22 gusht 2026 – Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës së 84-të kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

Pas përfundimit të fjalimeve, pjesëmarrësit janë larguar nga sheshi përpara Kryeministrisë dhe kanë vijuar marshimin përgjatë bulevardit, duke mbajtur pankarta dhe duke brohoritur slogane kundër qeverisë.

Një prej thirrjeve të protestuesve ishte “Rama, ciao, ciao, ciao”, ndërsa organizatorët kanë përsëritur kërkesat e tyre drejtuar qeverisë.

Pesë kërkesa

Protestuesit kërkojnë plotësimin e pesë kërkesave, mes të cilave dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.

Protesta ka mbledhur qytetarë nga kategori të ndryshme, përfshirë të moshuar, studentë, profesionistë dhe aktivistë. Sipas organizatorëve, pjesë e marshimit janë bërë edhe disa turistë të huaj.

Marshimi vijon në rrugët e kryeqytetit, ndërsa situata po monitorohet nga autoritetet për mbarëvajtjen e tubimit dhe lëvizjes në zonat ku po zhvillohet protesta.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit