Transmetuar më 22-08-2026, 18:47

FIER, 22 gusht 2026 – Një tragjedi është shmangur këtë të shtunë në plazhin e Semanit, ku një 70-vjeçar nga Lushnja rrezikoi të mbytej në det.

I moshuari u konstatua në vështirësi në ujë nga stafi që monitoronte plazhin. Dy vëzhguesit dalluan se pushuesi po përpëlitej dhe zhytej vazhdimisht, duke ndërhyrë menjëherë për ta nxjerrë në breg.

Pas nxjerrjes nga deti, 70-vjeçarit iu dha ndihma e parë në plazh. Gjendja e tij u stabilizua, ndërsa më pas u transportua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Sipas burimeve spitalore, pushuesi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërhyrja në kohë e rojeve bregdetare dhe stafit monitorues bëri të mundur shmangien e një ngjarjeje tragjike në një prej ditëve me fluks të lartë pushuesish në bregdet.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit