Transmetuar më 22-08-2026, 18:38

VLORË, 22 gusht 2026 – Trafiku i rënduar po shoqëron fluksin e lartë të pushuesve në Dhërmi, duke krijuar vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve gjatë fundjavës.

Në rrugën e plazhit në Dhërmi, qindra automjete raportohet se kanë mbetur të bllokuara për orë të tëra. Situata rëndohet veçanërisht në segmentet e ngushta të rrugës, ku në disa pika dy automjete e kanë të vështirë të kalojnë njëkohësisht.

Fluksi i lartë i mjeteve lidhet me numrin e madh të pushuesve që lëvizin drejt dhe nga zonat turistike të Palasës, Drimadhës, Dhërmiut, Jalës dhe Himarës.

Për turistët dhe pushuesit, kjo situatë është kthyer në një problem të përsëritur gjatë sezonit veror, duke sjellë vonesa dhe vështirësi në lëvizje.

Problematikat e infrastrukturës dhe qarkullimit në zonën e Dhërmiut janë evidentuar edhe më herët nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka ngritur shqetësime lidhur me gjendjen e rrugëve pranë zonave të plazhit, trafikun dhe vështirësitë në ofrimin e shërbimeve.

Me kulmin e sezonit turistik, fluksi i automjeteve pritet të mbetet i lartë, ndërsa menaxhimi i qarkullimit dhe përmirësimi i infrastrukturës mbeten sfida për zonën bregdetare.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit