Transmetuar më 22-08-2026, 17:10

Një punonjës i Forcave të Armatosura është plagosur gjatë operacionit për shuarjen e flakëve në Mirditë.

Sipas të dhënave paraprake, incidenti ka ndodhur gjatë ndërhyrjes në terren, teksa efektivi është rrëzuar në një zonë shkëmbore dhe ka pësuar dëmtime në kokë.

I plagosuri është identifikuar si Andrea Kaçi, 28 vjeç. Pas incidentit, ai është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.

Burimet bëjnë me dije se 28-vjeçari ndodhet në gjendje të stabilizuar, ndërsa mjekët po vijojnë kontrollet për të vlerësuar shkallën e dëmtimeve.

Forcat e Armatosura vijojnë të jenë të angazhuara në operacionet për përballimin e situatës së krijuar nga zjarret në Mirditë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit