

Një aksident tragjik ka ndodhur orët e para të mëngjesit në aksin rrugor **Shkozet–Shijak**, në zonën e Rrashbullit, ku një 41-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet ende i paidentifikuar.
Viktima është identifikuar si **Vasil Hasani**, baba i tre fëmijëve të mitur. Sipas të dhënave paraprake, 41-vjeçari po kthehej nga puna me biçikletë kur u përplas nga automjeti, rreth orës 02:00.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, duke e lënë 41-vjeçarin të plagosur në rrugë, pa i dhënë ndihmën e parë.
Hasani është gjetur rreth orës 06:00 nga një kalimtar, i cili ka njoftuar menjëherë autoritetet. Kur ambulanca dhe ekipi mjekësor kanë mbërritur në vendngjarje, 41-vjeçari kishte ndërruar jetë.
Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe shkakun e tij.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje, ndërsa familja e viktimës përballet me një humbje të rëndë pas vdekjes së 41-vjeçarit, i cili po kthehej në shtëpi pas përfundimit të punës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






