Transmetuar më 22-08-2026, 16:04

Pak ditë pas martesës me Cristiano Ronaldon, Georgina Rodriguez raportohet se ka marrë një vendim të rëndësishëm për familjen e saj.

Sipas raportimeve të mediave portugeze, Georgina ka vendosur të ndërmarrë procedurat ligjore për t’u bërë nëna e tre fëmijëve të Cristiano Ronaldos përmes birësimit: Cristiano Jr., Mateo dhe Eva.

Nëse procedura përfundon, Georgina do të ketë një status ligjor si nënë edhe ndaj tre fëmijëve të Ronaldos, duke formalizuar më tej lidhjen familjare të krijuar ndër vite.

Detaje edhe për marrëveshjen martesore

Ndërkohë, mediat portugeze kanë publikuar edhe detaje të tjera rreth marrëveshjes së çiftit para martesës.

Sipas raportimeve, në rast të një ndarjeje, Ronaldo do t’i paguante Georginës një shumë mujore prej 100 mijë eurosh, gjatë gjithë jetës.

Kjo pagesë, sipas raportimeve, është pjesë e marrëveshjes së lidhur mes çiftit përpara martesës dhe do të aktivizohej në rast përfundimi të marrëdhënies martesore.

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë qenë në një lidhje prej vitesh dhe kanë krijuar së bashku një familje. Çifti ka edhe dy vajza, ndërsa Ronaldo është baba i pesë fëmijëve.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit