

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri dhe municion luftarak në zonën e Liqenit të Thatë.
Kontrolli është kryer nga shërbimet e Sektorit Operacional, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 1.
Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi me inicialet G.K., 40 vjeç, efektivët e policisë kanë gjetur një pistoletë dhe një krehër me municion luftarak.
Arma dhe municioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa 40-vjeçari është arrestuar dhe proceduar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale i janë referuar organeve kompetente për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






