Transmetuar më 22-08-2026, 13:48

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për 26-vjeçarin Aldi Talelli, i cili u arrestua pak ditë më parë pas një aksidenti tragjik që i mori jetën një të moshuari më 19 gusht. Gjykata çmoi se Talelli duhet të qëndrojë në masën e sigurisë burg pa afat deri në përfundim të hetimeve.

Ngjarja ndodhi teksa 26-vjeçari kishte ndaluar me mjetin e tij taksi. Makina ka marrë gaz papritur dhe është futur në trotuar, duke përplasur rëndë 66-vjeçarin Fezi Dine, i cili po ecte pranë një ndërtese.

Dyshohet se aksidenti që i mori jetën qytetarit ndodhi nga pakujdesia.

Fezi Dine po ecte në trotuar kur taksia e përplasi në murin e një ndërtese duke e dëmtuar rëndë në gjymtyrët e poshtme.

Pavarësisht dërgimit me urgjencë në spital, i moshuari ndërroi jetë si pasojë e dëmtimeve të rënda.

Sipas hetimeve paraprake, aksidenti dyshohet se ka ndodhur nga pakujdesia. I riu akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen, (neni 290/3 i Kodit Penal), e cila parashikon dënim nga 2 deri në 10 vjet burgim.

Sipas kësaj dispozite, shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar vdekjen e një personi, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet.

Nga verifikimet e policisë rezultoi se taksisti kishte të gjithë dokumentacionin e nevojshëm ligjor dhe nuk ndodhej nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit