

Ditët e fundit të gushtit kanë sjellë një fluks të jashtëzakonshëm pushuesish nga Kosova drejt bregdetit shqiptar. Ndryshe nga ditët e zakonshme, dyndja e automjeteve dhe udhëtarëve ka nisur që në orët e para të mëngjesit të së shtunës në pikën kufitare të Morinës.
Sipas të dhënave zyrtare nga Stacioni i Policisë Kufitare Morinë/Kukës, vetëm në harkun kohor prej pesë orësh (nga ora 05:00 deri në 10:00), në territorin e Shqipërisë kanë hyrë 24,408 shtetas të Kosovës. Për transportimin e tyre janë regjistruar 8,592 mjete të vogla dhe autobusë.
Autoritetet presin që ky fluks i lartë lëvizjeje të vijojë gjatë gjithë fundjavës, ndërsa bregdeti shqiptar mbetet destinacioni kryesor për qytetarët nga Kosova që kërkojnë të kalojnë ditët e fundit të sezonit veror.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






