Transmetuar më 22-08-2026, 13:11

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Laknas të Kamzës, duke dëmtuar një automjet të parkuar në oborrin e një banese.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, rreth orës 03:00, shtetasi Ylli Troçi, 41 vjeç, ka njoftuar sallën operative se ka dëgjuar një zhurmë në rrugën “Lunxhëria”.

Nga verifikimet e kryera pas shpërthimit, automjeti i tij ka pësuar dëmtime të lehta materiale në pjesën e pasqyrës dhe te dera e drejtuesit.

Policia tha se një person ende i paidentifikuar ka hedhur lëndën plasëse në drejtim të mjetit.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë

Kamëz/ Rreth orës 03:00, shtetasi Y. T., rreth 41 vjeç, ka njoftuar Sallën Operative se, në Laknas, në rrugën “Lunxheria”, ka dëgjuar një zhurmë dhe më pas ka konstatuar se automjeti i tij, i cili ishte i parkuar në oborrin e banesës, kishte pësuar dëmtime të lehta në pasqyrë dhe në derën e drejtuesit të automjetit.

Paraprakisht rezulton se një shtetas, ende i paidentifikuar, ka hedhur në drejtim të automjetit, dyshohet, një sasi të vogël lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit